World Vision Albania
Blog • Wednesday, January 27th 2016

Lufta e Joanës ndaj bulizmit

Share Tweet Share

Shënim: Faqja është ende në proces ndërtimi

Nga Elisabeta Brahja, pjesë e grupit të të rinjve në Kurbin, World Vision

Më të turpshëm, më të shëndoshë. Me syze apo me tela në dhembe. Fëmijë të ndrojtur që nuk kanë guxim t’u bëjnë balle ngacmimeve të shokëve “më të fortë” janë viktima të fenomenit të njohur kohet e fundit si bulizem. E tille është Joana, emigrante shqiptare në Greqi, sot 14 vjeç, pre e gjykimeve dhe talljeve të bashkëmoshatareve të saj. Rreth dy vite më parë Joanes nuk ja merrte mendja se do t’i bënte ballë këtyre ngacmimeve,  ndaj dhe shikonte si të vetmen zgjidhje braktisjen e shkollës ose edhe braktisjen e jetës.

“Gjatë gjithë kohës më tallnin sepse nuk kisha shoqe, isha e shëndoshë, mësoja shumë dhe mbaja syze. Etiketimet si “qorre, dështake” nuk mungonin kurrë. Por sikur kjo të mos mjaftonte ata filluan edhe të vepronin, me hidhnin mbeturina në bankë, arritën deri aty sa më bënë me ngjitës karrigen dhe u detyrova të gris pantallonat që të mund të ngrihesha pa e marrë karrigen me vete. Me gjuanin me topa letre, shkumësa, me çfarë të gjenin”, - tregon Joana. Ajo e kalonte shumicën e kohës vetëm në shkollë dhe kur shkonte në shtëpi mbyllej në dhomën e saj duke gjetur strehe te librat. Prindërit të angazhuar në punë mendonin se vajzës së tyre thjesht nuk po i pëlqente klasa e re. Joana nuk kishte guximin të ndante vuajtjen e saj me askënd , as me prindërit.

Lexo më shumë: